Eshte shnderruar ne tmerr gjithe triumfi mes tifozerise ne Paris, per fitoren e Frances ne kete Boteror. Forcat e policisë jane perleshur me turma te medha njerezish qe ishin ne shesh ne Champs-Élysées, ku u perdor edhe gazi lotsjelles.
Aty shpërthyen grindjet dhe plaçkitjet, vjedhjet neper xhepa, nderkohe qe si bilanc i fundit llogarohen edhe dy persona te vdekur.
Fanse hynë nëper dyqane dhe shkatërruan dritaret para se drejt tyre te sulej policia.
Në qytetin Alpine të Annecy, një tifoz 50-vjeçar i Francës gjeti vdekjen pasi perfundoi ne nje kanal. Nderkohe në afërsi të Saint-Felix, pati një tjetër vdekje kur një burrë në të 30-at vdiq kur makina e tij u rrëzua, pas perplasjes me nje pemë ndërsa festoi fitoren.
Sipas shtypit francez, të rinj të ndryshëm, disa prej të cilëve ishin me kapuçë, kanë plaçkitur dyqanet duke marrë shishe vere dhe shampanje.
Pas 15-20 minutash u dëbuan nga sheshi me doza të forta gazi lotsjellës, të lëshuara nga policia.
Incidente, konflikte dhe gazlotsjellës edhe në qendër të Lionit, në Rouen dhe Mentone.
Rreth 110 mijë forca policie u mobilizuan nga Ministria e Brendshme franceze për të garantuar sigurinë e kësaj fundjave të veçantë franceze. /PANORAMA/