Ka përfunduar rehabilitimi i plotë i kanalit vaditës KU 4 në Njësinë Administrative Rrethina të Bashkisë së Shkodrës. Kryetarja e Bashkisë Shkodër zj. Voltana Ademi ka parë nga afër veprën e përfunduar, nga e cila përfitojnë banorë në fshatrat Grudë, Shtoj dhe Guci.
Investimi është mundësuar nga të ardhurat e Bashkinë Shkodër, me një vlerë 4.5 milion lekë. Përgjatë kanalit 5.2 km linear, janë realizuar edhe vepra arti, tombino, porta, nyje dhe mbikalime. Kjo vepër pritet të ndihmojë banorët e zonës në zgjidhjen e problemit të vaditjes së tokave, duke ndikuar direkt në rritjen e prodhimeve bujqësore.
Punimet janë kryer me cilësi dhe efikasitet nga kompania “Delia Impex” me president Mario Delia, i cili gjatë inspektimit të bërë i ka shpjeguar kryebashkiakes Ademi të gjitha punimet e realizuara në zbatim të projektit të Bashkisë së Shkodrës. Kjo kompani, prej vitesh tashmë në aktivitet, ka fituar një eksperiencë të lavdërueshme në realizimin e projekteve publike edhe jashtë territorit të Bashkisë së Shkodrës.