Vrasje në Shkodër. Ngjarja në afërsi të rrugës “Isuf Sokoli” në Shkodër. Paraprakisht, identiteti i viktimës që dhënë nga policia është Elis Rrashkadoli, rreth 36 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur tek një lokal i quajtur “Klubi i Gjuetarit”.
Dyshohet se vrasja mund te jete kryer me arme zjarri pistolete, ndërsa viktima po pinte kafe. Policia në vendngjarje, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje mjaft të rëndë.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Rr., rreth 36 vjeç, banues në Shkodër.
Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.
Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit.
Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.
Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.
Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit.