Në fishkëllimën finale të arbitrit në ndeshjen Napoli- Verona, gjithçka ngrin në Stadiumin “Maradon”. Shtrihen përtokë të gjithë “axurrët”, mes tyre edhe Elseid Hysaj, mbrojtësi i krahut që ishte nisur si titullar dhe kishte ndjekur minutat e fundit të ndeshjes nga stoli.
Shqiptari, në mbarim të kontratës pas disa javëve dhe mund të lërë Napolin, lëshohet në lot dëshpërimi për mosarritjen e kualifikimit në Champions. Ai ngushëllohet nga një antar i stafit teknik. Është një foto që në pak minuta kthehet menjëherë në virale në rrjet.
Ndërkohë, mësohet se presidenti De Laurentis ka shkarkuar menjëherë trajnerin Gatuzo. “Të uroj sukeses”, i ka shkruar ai me një “twitter” trajnerit që e konsideron përgjegjës për lënien jashtë Champions të Napolit për këtë sezon.