Një nga njerëzit që preferonte më shumë të shëtiste në Piacën e Shkodrës, 5 vjet më parë, me 11 nëtor 2018, do të bënte xhiron e fundit. Viktor Jubani, i cili ishte ndarë nga jeta në Itali me 7 nëntor 2023, u përcoll pesë vjet më parë për në banesën e fundit. Korteu mortor mori rrugën drejt varrezave nga shtëpia e Jubanëve, tek rrugica e ish- Kinema Verore siç njihet në Shkodër. Ishin të shumtë jo vetëm ata që e nderuan në atë ditë të fundit mes tyre, por edhe që e shoqëruan përmes Piacës për në banesën e fundit. Banda muzikore e Shkodrës e shoqëroi atë, i cili mund të konsiderohet si një nga qytetarët model të Shkodrës, Vitor Jubanin.
Vitori bë i njohur si një nga volejbollistët më të mirë të Vllaznisë në kohën që luajti, më pas në rrethe të ngushta edhe më tej për pasionin e pakrahasueshëm për muzikën, pa iu ndarë fizarmonikës. Spikati si një bashkëshkëshort dhe prind i mirë, mik i qindra të njohurëve anëkënd botës por edhe si një ambjentalist e mbrojtës i vendosur i vlerave të natyrës në Shkodër. Vitor Jubani iu largua fizikisht 5 vjet më parë, por siç thonë miqtë e tij edhe në rrjete sociale, do të jetë i paharruar e do të jetojë bashkë me kujtimet që ata do të vijojnë të përcjellin. /ShkodraWeb/