Në shumë raste, kur në një foto hiqej një individ, në vend të tij vendosej ndonjë send apo pemë. Në rraste të rralla vendoseshin individë anonimë. Teknika e manipulimit ishte amatore dhe linte gjurmë gjithnjë. Fotot identifikoheshin kollaj.
Në shtator 1952 Enver Hoxha vizitoi Peshkopinë i shoqëruar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme Mehmet Shehu. Pas vitit 1981 Mehmet Shehu nuk mund të shihej më. Në vend të tij kanë zgjatur zbukurimin që shihet në origjinal. Fotoja e dytë është marrë nga albumi i vitit 1983. /Nga Kastriot DERVISHI/