Ditën e sotme i gjithë ekipi i Vllaznisë, por edhe delegacioni që do ta shoqërojë atë në Qipro për ndeshjen që do të luajë ndaj AEL Limasol, kanë kryer testet për COVID-19.
Një veprim i tillë është kryer në zbatim të udhëzimeve të protokollit shëndetësor të UEFA-s për ndeshjet e Kupave të Europës.
Si rrjedhojë të gjithë pjestarët e skuadrës iu nënshtruan tamponëve duke shpresuar që të mos kemi asnjë problem në këtë pragndeshje.
Ekipi do të zhvillojë edhe një seancë të fundit stërvitore pasditen e nesërme, ndërkohë që nisja drejt Qipros do të bëhet mesnatën e së martës. /Njoftim i KF Vllaznia sh.a./