Vllaznia do te niset diten e neserme drejt Bosnje- Hercegovines per te luajtur ndeshjen ndaj Shiroki Brijeg, te vlefshme per turin e pare te “Conference League”. Nderkohe paraditen e sotme, mesohet se ekipi dhe stafi qe do te udhetoje me te, ka kryer testet anti- covid sipas protokollit te UEFA-s.
Kjo njoftohet ne faqen zyrtare te klubit, nderkohe qe pergjigjet priten diten e neserme dhe shpresohet qe te mos kete probleme infektimi. Ja çfare shkruhet ne faqen e klubit:
NJOFTIM
KF Vllaznia njofton se i gjithë ekipi ka kryer paraditen e sotme testet për COVID-19.
Në zbatim të udhëzimeve të protokollit shëndetësor të UEFA-s për ndeshjet e Kupave të Europës, të gjithë lojtarët dhe stafi që do të udhëtojë nesër me ekipin drejt Bosnjë- Hercegovinës për ndeshjen ndaj FK Siroki Brijeg, iu nënshtruan tamponëve.