Te Vllaznia po behen gati per startin e sezonit te ri dhe nje nga “punet” e realizuara nga stafi ka qene edhe paisja e skuadres me uniformat sportive.
Sivjet kane ndryshuar disa gjera ne kete drejtim dhe pervecse eshte ndryshuar edhe firma e materialeve sportive (tani do te jete uhlsport), eshte marre edhe mendimi i tifozeve per preferencat e tyre.
Klubi para disa kohesh prezantoi ne faqen zyrtare te tij tre modelet e seciles uniforme dhe tifozet jepnin mendimin e tyre per secilen.
Nisur nga kjo, drejtuesit e klubit kane perzgjedhur edhe me te votuarat, duke i porositur me pas tek firma qe do t’i prodhonte. Ashtu si ne sezonin e kaluar edhe kete here, Vllaznia do te kete tre uniforma.
E para, ajo me te cilen do t’i luaje ndeshjet e kampionatit ne shtepi, eshte tradicionalja kuq e blu. E dyta, ajo me te cilen Vllaznia do t’i luaje ndeshjet e kampionatit ne tranferte eshte me ngjyre te bardhe, dhe e treta, ajo me te cilen do te luaje ne ndeshjet e kupes, ka ngjyre te kalter.