Simbolet e komunizmit vazhdojne te na ndjekin edhe pas 27 viteve nga “ndarja” zyrtare me te. Ai vazhdon te qendroje si pjese e flamurit ose jo, ne disa nga lapidaret qe perkujtojne Luften e Dyte Boterore. Mjaft polemika ka ngjallur edhe nje yll qe mban ne gjoks kryeministri Edi Rama. Por simboli i komunizmit famekeq vijon te qendroje edhe mbi kokat tona, madje duke qendruar akoma ne flamurin tone mbi shqiponjen dykrenare. ShkodraWeb ka qene e pranishme ne Panairin e Librit ne Tirane dhe ka konstatuar kete simbol pikerisht ne sallen ku po shpaloseshin vlerat e letersise shqipe. Behet fjale ne fakt per nje veper te realizmit socialist, e derdhur ne bronx dhe e fiksuar ne nje fasade muri. Nuk e kundershtojme se konsiderohet pune e nje skulptori, por ekspozimi i saj ne nje salle publike, duke i bere akoma jehone komunizmit, eshte e tepert. Shume mire, ajo mund te hiqet nga ky ambjent publik dhe te ekspozohet diku ne nje muzeum. Por kurrsesi, te “zbukuroje” fasaden e nje salle publike, aq me shume kur flitet per librin. Shikoni ju dhe gjykoni vete. @ShkodraWeb