Në kuadër të luftës së qeverisë kundër informalitetit, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale ku duket se aksioni i qeverisë nuk kursen as biznesmenët që Rama “i do shumë”.
“Yllin e famshëm të Peshkut në Tiranë, e dua shumë se është punëtor i madh, po ligjin e dua edhe më shumë! Pranej Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat ene mos e harro inglizin, që thotë “Dy gjona jon t’vdekme për robin n’demokraci, vdekja ene taksat”?, shkruan Rama në FB.