Edicioni i dytë i “Za Fest” në pikën turistke të Thethit ka tejkaluar tashmë jo vetëm Njësinë Administrative të Shalës që e përfshin, por edhe Bashkinë e Shkodrës. Eventi është mirëpritur prej muajsh, nën shenjën e edicionit të parë para një viti që hapi rrugën e suksesit që duket se do të vijojë gjatë. Për ata që nuk kanë qënë asnjëherë- dhe kanë humbur jo pak, në këtë aktivitet shpalosen vlerat mët të mira të një treve, që nga thellësitë e shekujve, deri në ditët tona. Natyrisht të ripërtrira. Muzika është element parësorë që ngroh netët e freskëta të Thethit, por jo i vetmi. Panairi i produkteve të zonës, që në fakt sivjet përfshinte Alpet Shqiptare, artizanati dhe punimet tradionale artistike, shfaqen bashkë me mikpritjen e bujtinave që të grishin ndoshta më shumë se deti.
E gjithë kjo ka ardhur si iniciativë e Bashkisë së Shkodrës që terheq vemenden edhe të miqve të huaj në Shqipëri, siç ishte ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. Dy netë dhe 3 ditë vertetë për të mos u harruar lehtë….Ata që nuk kanë patur mundësi të jenë sivjet, mund të shkojnë vitin që vjen. Por mos harroni, duhet të kujtohen diku nga pranvera sepse Thethi këtë herë ishte krehtësisht i prenotuar. “Za Fest”, mrekullia e re që ofron turizmi malor në Bashkinë e Shkodrës. Por më shumë se fjalët, shikoni fotot e publikuara nga Bashkia Shkodër në profilin e saj zyrtar në Facebook.