Zevendeskryeministrja Senida Mesi braktis takimin e organizuar nga Ambasada Britanike per kriminalitetin ne vend. Pasi ka ardhur me rreth 15 minuta vonese, Mesi ka mbajtur nje fjale te shkurter, ka degjuar dhe replikuar pa marre pergjigje me kryebashkiaken Ademi eshte ngritur ne kembe per tu larguar.
I pranishem ne takim, deputeti Romeo Gurakuqi i ka kerkuar Mesit te qendroje sepse jane ceshtje qe i adresohen qeverise. Ajo eshte mjaftuar duke thene se ka nje takim ne Tirane duke ftuar deputetin demokrat per tu takuar ne zyren e saj nese ka ndonje gje per te diskutuar.
Sjellja e Mesit nuk la shije aspak te mire ne takim, ku pervec ambasadorit britanik ishin te pranishem deputete te Shkodres e Lezhes dhe kryebashkiake te Veriut. Sidomos per nje ceshtje kaq te rendesishme sic esht kriminaliteti dhe te rinjte.