Komisioni i Mbrojtjes Civile Qarku Shkodër po drejton operacionin e ndërhyrjes për shuarjen e flakëve në fshatin Fushë -Arrëz, ku po operohet vetëm me mjet ajror për të parandaluar avancimin e flakës drejt banesave.
Në terren janë angazhuar 35 forca policore nga Komisariati i Pukës dhe Posta e Policisë Fushë- Arrëz, një grup nga administrata e sektorit pyjor, si dhe banorë të zonës.
Nga struktura të MZSh jane rreth 30 forca në terren, 12 nga Bashkia Fushë – Arrëz dhe 18 nga Bashkia Pukë si dhe 5 mjete nga MZSH, ndërkohë që nesër pritet të angazhohen dhe 30 forca ushtarake.
Operacioni me mjet ajror, po përqendrohet në afërsi të zonave të banuara për të parandaluar avancimin e vatrës drejt shtëpive, pasi është e pa mundur dhe e rrezikshme për strukturat njerëzore.
Ndërkohë emergjencat civile Fushë- Arrëz do tē monitorojnë gjatë gjithë natës situatën duke qendruar në gatishmëri edhe për evakuime të mundshme të familjarëve të banesave që mund të rrezikohen.