Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, me pasojë një humbje jete. Policia bën me dije se një 60-vjeçar, identifikuar si Ilir Kapo ka mbetur viktimë e goditjeve me thikë nga një 37-vjeçar.
Blutë sqarojnë në njoftimin paraprak se autori i dyshuar, shtetasi Olgert Dhimitri, 37 vjeç, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Bëhet me dije se dy personat po pinin bashkë në një bar para ngjarjes tragjike.
Paraprakisht, raportohet se 37 vjeçari është përdorues i lëndëve narkotike ndërsa në momentin e arrestimit, ka qenë në gjendje të dehur.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.