Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë. Një person i tretë ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra. Mësohet se viktima ishte transportuar i plagosur në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Tre persona kanë humbur jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 6:00 në by-pass-in e Rrogozhinës. Raportohet se viktimat janë Tonin Mhilli, 58 vjeç, oficer i burgut të Peqinit, (në foto) i cili ndodhej në mjetin tip “Audi” dhe gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, si dhe Merushe Koni dhe Bajram Koni, që humbën jetën në spital për shkak të plagëve të marra.
Siç duket dhe nga pamjet makinat pësuan dëmtime të mëdha, çka tregon për përplasjen e fortë të dy mjeteve.
PËR KOHËN E LIRË, ARGËTIMIN TUAJ, MBI 6 ORË HUMOR I ZGJEDHUR PËR KËNAQËSINË TUAJ! JEPI “PLAY” DHE SHIJO!