Nga data 14 qershor 2024 nuk ka asnjë informacion për të. Familjarët kanë kërkuar bashkëpunimin e ShkodraWeb për gjetjen e Valon Pupovci, i datëlindjes 02.07.1978 nga Peja e Kosovës.
Familjarët që kanë kontaktuar me ShkodraWeb, bëjnë me dije se personi vuan nga probleme psikike dhe për këtë arsye, prej rreth 2 vitesh është trajtuar në qendrën rehabilituese në Shtimë.
5 ditë më parë, ai ka ikur nga aty dhe është kthyer në Pejë. Më pas, ka hipur në autobus për në Prishtinë me datën 14 qershor 2024 dhe nga ai moment, nuk ka asnjë informacion për të.
Rasti është bërë publik në mediat e Kosovës dhe një person ka telefonuar familjarët, duke thënë se dy ditë më parë, ky person është parë në Shkodër. Të gjithë personat që mund ta kenë parë apo identifikuar, janë të lutur të njoftojnë në ShkodraWeb ose në stacionin më të afërt të policisë.