Një vajzë italiane, e quajtur Olga, e cila ishte për pushime në Shqipëri, Tiranë, rezulton e zhdukur. Alarmin e kanë dhënë prindërit e saj përmes një publikimi në rrjetet sociale.
Ata kërkojnë ndihmën e çdokujt që mund të ketë informacione për të renë italiane, duke kërkuar që njoftimi i tyre të shpërndahet sa më shumë të jetë e mundur. Ata kanë publikuar edhe foton e vajzës së tyre, teksa ekziston frika se mund të jetë rrëmbyer.
MESAZHI I PRINDËRVE TË VAJZËS NË FACEBOOK
Unë dhe im shoq kërkojmë ndihmën e komunitetit shqiptar por jo vetëm, veçanërisht atyre që jetojnë në zonën e Tiranës. Vajza jonë Olga, ishte me pushime në Tiranë (zona e Astirit) dhe duhej të kthehej në Itali mbrëmjen e kaluar (të dielën).
Nuk është parqitur në aeroport dhe nuk kemi patur më lajme nga ajo. Autoritetet kompetente janë aktivizuar tashmë për ta gjetur por do të ishte shumë e vlefshme ndihma e çdokujt që e ka parë së fundmi ose e që e takon.
Kush ka informacione të vlefshme, mund të shkruajë në adresën mail famigliameriggiolga@gmail.com, ti drejtohet direkt policisë në Tiranë dhe Ambasadës së Italisë në Tiranë.
Ju lutemi ta shpërndani sa më shumë të jetë e mundur. Faleminderit për bashkëpunimin!