Një burrë është vënë nën akuzë pasi më shumë se 100,000 £ u zbuluan të fshehura pas pultit të Mercedesit që ai po ngiste. Paratë u zbuluan nga oficerët e Forcave Kufitare në terminalin e Tunelit në Channel në Kent të dielën (24 Janar).
Hetuesit e Agjencisë Kombëtare të Krimit arrestuan më pas 29-vjeçarin Ajet Balesi, shtetas shqiptar që jeton në Ramsbottom, së bashku me dy burra të tjerë me të cilët po udhëtonte atë ditë.
Ai u mor në pyetje dhe paratë u sekuestruan si të ardhura të dyshuara të krimit. Si pjesë e hetimit, një pronë në Bury, u kontrollua nga oficerët e NCA.
Balesi u akuzua për përpjekje për të fshehur ose transferuar prona kriminale dhe u paraqit para gjykatës në Folkestone më 26 janar, ku u caktua paraburgim deri në paraqitjen e tij të radhës në Canterbury Crown Court më 1 mars.
Dy burrat e tjerë, shtetas shqiptarë të moshës 39 dhe 31 vjeç, u lanë të lirë nën hetim.