Një aksident fatal i ka marrë jetën mëngjesin e sotëm një shqiptari, banues në Rosolina të Italisë. 46 vjecari Sokol Keci humbi jetën pikërisht në ditën e tij të lindjes.
Mediat italiane thonë se përplasja fatale me barrierat mbrojtëse në rrugë bëri që makina e tij të çahej në dysh. Aksidenti ndodhi në autostradën që çon në Bolonja.
Shqiptari ishte në timonin e një makine tip Fiat Ducato dhe po ecte me shpejtësi të lartë. Mësohet se ai ka góditúr dhe një Fiat 500, drejtuesi i të cilit përfundoi në spital e një furgon, por shoferi i këtij të fundit nuk pësoi probleme.