Historitë në Instagram dokumentojnë momentet para fatalitetit. Së pari Sheshi Colosseum, pastaj mbrëmja me miqtë, një shëtitje në Piazza del Popolo me makinë dhe një sanduiç me mikun e tij, i lënduar në aksident.
Në këtë mënyrë, 20 vjeçari me origjinë shqiptare Diego Çelkupa, kaloi natën e fundit në Tuscolana, afër Vermicino, në periferi të Romës përpara se të ndërronte jetë, më pak se një muaj nga ditëlindja e 20- të që do të festonte me 8 korrik.
Përplasja fatale u regjistruar rreth orës 2.45 minuta të mëngjesit të sotëm. U ndesh ndërhyrja e zjarrfikësve që ta nxjerrin atë nga llamarinat e Smartit të tij, i cili u përplas fort pas një muri. Shoku, gjithashtu 19 vjeç, kishte mbërritur ditën e djeshme nga Caserta. Fatmirësisht, ai arriti të mbijetonte.
Sipas rindërtimit të skenës së ngjarjes nga ana e policia, Diego dhe shoku i tij, po ktheheshin në shtëpi në Grottaferrata, ndërsa gjatë rrugës ndodhi tragjedia. Shoku, në gjendje të rëndë, u dërgua në San Camillo në Romë dhe është akoma i shtruar në spital.
“Corriere” shkruan se nuk përjashtohet mundësia që asfalti të jetë bërë i rrëshqitshëm për shkak të reshjeve të shiut në zonë, duke ndihmuar në daljen nga rruga të mjetit. Në aksident, sipas gjetjeve të para të policisë nuk u përfshi asnjë automjet tjetër.
Lajmet u përhapën shpejt në mediat sociale. Shumë zemra dhe qirinj “vajtojnë” në Facebook.
Diego, i cili do të mbushte shumë shpejt 20 vjeç, me origjinë shqiptare nga Lezha, ishte i njohur mirë në zonë.
Vëllai i tij, Besmir Çelkupa, në vitin 2017 kandidoi për komunën e Grottaferrata me një listë qytetare. Gjithashtu në faqen e tij në rrjetet sociale ka shumë mesazhe ngushëllimi.