Humb jetën në një áksident fatal një 21 vjeçar shqiptar në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në ishullin e Mitilinit. Sipas mediave greke, në aksident u përfshinë dy motora, drejtuesit e të cilëve humbën jetën.
Mes tyre 21 vjeçari nga Shqipëria dhe një 19 vjeçar grek që ndërroi jetë në spital, ku nuk arriti t’i mbijetojë dëmtimeve të marra. Sipas mediave greke, shqiptari quhet Salea Hamzai, banor në ishullin e Mitilinit.