Shkon ne tre numri i personave te kapur nga policia si te dýshuar per àténtatin ndaj Hekuran Billes, mbrëmjen e 11 qershorit, ne kryeqytet.
Policia e Shtetit njoftoi sot se ne pranga eshte vene një 26-vjeçare, e dyshuar si bashkëpunëtore në àténtatin ndaj 40 vjecarit Billa dhe identifikuar si shtetasja Adjola Lakra. 26-vjeçarja dýshohet se ka marrë në telefon Hekuran Billën para ngjarjes dhe i ka lënë takim, në zonën e “Komunës së Parisiti”, aty ku po e prisnin àténtatorët.
“Ne pranga u vu shtetasja, Adjola Lakra., 26 vjeç, banuese në Tiranë. Kjo shtetase dýshohet se është bashkëpunëtore në vrásjèn e shtetasit H. B., së bashku me shtetasin Viktor Marku. (vëllai i shtetasit Prel Marku, i cili është ékzèkútuàr në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi Hekuran Billa) dhe shtetasin Sebastian Mali (nipi i shtetasit Prel Marku)”, njofton Policia e Shtetit.
Pasi është kapur nga policia, Adjola Lakra ka pranuar bashkëpunimin në ngjarje, për përfitim financiar. “Me Sebastiano Malin ka miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Kam rreth 1 vit që shoqërohesha me Billën”, tha ajo. Po ashtu, hetuesit e çështjes thonë se 26-vjeçarja kishte njohje me familjen e Viktor Marku, autor kryesor i ngjarjes.