Çdo gja filloi 25 vite ma parë kur në Shkodër arritën vëllezër dhe motrat tona nga Kosova të cilët përndiqeshin nga forcat militare dhe paramilitare serbe. Edhe ne të “Drejtësi dhe Paqe”, si gjthë të tjerët ktu në Shkodër, ofruam ndihmën tonë dhe strehuam rreth 200 prej tyre, të plagosur, të moshuar, gra dhe fëmijë.
Vitin e kaluar dikush prej tyre u kthye për të më falënderuar dhe konkretisht ishte familja e Rexhep Dashevcit, së bashku më gruan dhe fëmijët, nga Klina, të ndihmuar edhe nga miqt e mi Burim Haliti dhe motrat e tij Ganimete Sava dhe Sara Haliti, më banë të përjetoj emocione të paharrueshme në kampin veror të Velipojës.
Sot familja Dashevci u kthye përsëri, me po ato ndjenja falenderuese dhe mirënjohëse. Tashma gjanat kanë ndryshu, fëmijët janë rritë por miqësia dhe respekti i ndërsjellë mbetet i njëjtë. Asht ai rasti kur nga ngjarje të jashtëzakonshme lindin miqësi të jashtëzakonshme. Faleminderit familja Dashevci për mirënjohjen dhe miqësinë. E mira nuk asht kurrë me tepri. /Nga Luigj MILA, publikuar në Facebook/