Një mesazh publik, i shkruar në rrjetet sociale, me një urim për 100 vite të tjera me shëndet e lumturi i ka kushtuar Presidenti Ilir Meta, Sali Berishës, i cili sot feston ditën e tij të lindjes. Meta shkruan në mesazhin e tij se “për Ju ka vetëm një stinë: PRANVERË”.
Këtë shprehje e kishte përdorur edhe vetë Berisha në mesazhin e tij këtë mëngjes në FB, ku njoftonte se sot festontë ditëlindjen. “Falenderoj Zotin qe me fuqine dhe vullnetin e tij e ka bere kete vjeshte te bukur si nje pranvere te dyte per mua!”, shkruante Berisha.
MESAZHI I METES:
“GËZUAR DITËLINDJEN DOKTOR BERISHA!
Urimet më të ngrohta e të përzemërta! Edhe 100 vite të tjera me shëndet e lumturi! Suksese dhe mbarësi!
Për Ju ka vetëm një stinë: PRANVERË!???”