Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë padyshim çifti i momentit në botën shqiptare të showbiz. Ata janë në qendër të vëmendjes dhe çdo postim i çiftit në rrjetet sociale përbën “lajm”.
Fituesi i BBVip është më shumë se kurrë i dashuruar me partneren e tij, të cilën e njohu pikërisht brenda shtëpisë së famshme. Ata janë thuajse në çdo moment bashkë, ndërsa herë pas here shkëmbejnë edhe dhurata.
Luizi sapo ka bashkëndarë me ndjekësit e tij dhuratën më të fundit për Kiarën, edhe pse nuk e ka saktësuar se për kë është, edhe pse kuptohet lehtë nga mbishkrimi “I love you”.
“A do ti pëlqejë?”, është pyetja që bën mbi foton e shpërndarë Luizi, duke kërkuar kështu edhe opinionin e fansave për dhuratën më të fundit për Kiarën e tij.
Nuk ka vonuar dhe foto të ngjashme, me në dorë dhuratën, ka shpërndarë në rrjete sociale edhe Kiara, e cila është mjaftuar me vendosjen e emrit të Luizit në foto dhe një shtesë “too” duke ia kthyer partnerit me shprehjen “I love you too”. /ShkodraWeb/