Rudina Dembacaj ka çuditur me postimin e saj të fundit në profilin e saj, ku ka dalë me ish-bashkëshortin Aleks. Janë shfaqur bashkë dhe bashkangjitur foton ajo ka shkruar “Aleksi çun beqar”.
Menjëherë pas saj, ka reaguar edhe ish-bashkëshorti, i cili ka shkruar mbi foton e publikuar nga Rudina “të dy jemi beqarë”.
Ata kanë qenë në qendër të mediave për marrëdhënien e tyre, ku Rudina e pranoi më në fund se ata ishin në proces divorci. Tashmë duket se çifti është ndarë zyrtarisht në mënyrë paqësore dhe kanë një marrëdhënie normale me njëri-tjetrin.