“Anonymous Albania” ka “pushtuar” pasditen e sotme faqen e Autoriteti të Mediave Vizive (AMA). Lajmin e kanë bërë të ditur vetë ata nëpërmjet një postimi në Facebook, duke sqaruar se ky veprim vjen pas paketës “antishpifje” që pritet të kalojë në Kuvend ditën e sotme.
“Autoriteti Mediave Audiovizive (AMA) është sulmuar nga ne sepse AMA pretendon se ka të drejtën të mbyllë mediat edhe ti gjobisë ato. por AMA s’ka asnjë të drejtë të bllokoj faqet online në internet apo edhe të gjobisë ato”, shkruhet mes të tjerash në postimin në Facebook të “Anonymous Albania”.
Postimi i plotë
Autoriteti Mediave Audiovizive (AMA) është sulmuar nga ne sepse AMA pretendon se ka të drejtën të mbyllë mediat edhe ti gjobisë ato. por AMA s’ka asnjë të drejtë të bllokoj faqet online në internet apo edhe të gjobisë ato.
AMA s’ka të drejtë të ndaloj lirin e fjalës, sepse Shqipëria është një shtet demokratik!
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të tërhiqet nga kjo padrejtësi që po bën qeveria duke kërcënuar gazetarët. Anonymous Albania do të mbrojë lirin e fjalës dhe të drejtat e njeriut në shqipëri. #AnonAlb