Edhe për një krerik të lartë, takim me Papa Françeskun, Atin e Shenjtë të Kishës Katolike, është një moment i veçantë dhe nuk ndodh shpesh. Është një moment që mbetet në kujtesën e çdo individi.
Në audiencën e përgjithshme të mbajtur sot, Arqipeshkvi i Shkodrës si dhe Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Imzot Angelo Massafra, pati një takim me Atin e Shenjtë Papa Françeskun në Vatikan.
Në bashkëbisedimin e shkurtër që patën, Imzot Massafra i shprehu Atit të Shenjtë dashamirësinë e afërsinë popullit shqiptar.