Helidon Bushati, drejtues politik i fushatës së PD- së në Qarkun e Shkodrës, shkruan: Kur mu dha mundësia të studioja në Itali, bëja punë part-time. Mbuloja shpenzimet e mia, por ndiqja ëndrrën. Atë ëndërr nuk ma vrau kush. U ktheva në vendin tim dhe gjeta meritokraci.
Por këtë nuk e gjej tek të rinjtë që takoj. Gjërat kanë ndryshuar, për keq. I ofrohet modeli i të fortit të qytetit, i njëshit të kryeministrit dhe i deputetit, i teseres së partisë dhe i blerjes së një vendi pune. Ndihen të tradhëtuar dhe kanë të drejtë.
U them që asgjë nuk do të bie nga qielli, po nuk u bëmë bashkë për ta luftuar të keqen.