Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu të gjithë drejtuesit e qarqeve dhe sekretariatin. Mësohet se kjo është mbledhja e parë që pas caktimit të tyre në qarqet përkatëse. Mësohet se në mbledhje është diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit, ku kryedemokrati Basha ka theksuar se rezultati i këtyre zgjedhjeve varet krejtësisht nga puna që PD do të bëjë gjatë kësaj kohe.
Po ashtu Basha tha se zgjedhjet e 25 prillit janë në dorën e tyre, duke shtuar se me një përkushtim maksimal dhe me një angazhimi total të burimeve njerëzore, të strukturave, të influencuesve te PD, simpatizantëve, të gjithë grupeve, pa pikë diskutimi 25 prilli është dita e fitores.
“Duke i kontaktuar vet njerëzit që keni takuar, ju e dini që pritshmëritë janë shumë të jashtëzakonshme në të dyja anët e medaljes. Ana e parë që ju e dini shumë mirë prej kohësh, që është ajo e mllefit, po përdor një fjalë popullore, e një padurimi për largimin e Edi Ramës. E një mungese durimi për të imagjinuar edhe 4 ditë më shumë e jo më dhe 4 vite më shumë me të. Dhe nga ana tjetër, në veçanti dy javët e fundit shohim Partinë Demokratike e cila po shtrihet në terren për të shpalosur programin e qeverisë dhe po i vlerëson konkretisht disa prej problemeve kryesore.
Të gjitha problemet, i njohim prej kohësh. Pushteti qendror, pushteti lokal, bashkimi i kontingjentit kriminal, investimi i parasë së pisët, presionet ndaj njerëzve.
Por këtu ku jemi sot, të gjitha shanset janë për një fitore të thellë të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar. Këto zgjedhje, siç tregojnë të gjithë indikatorët, objektivat janë në dorën tonë. Pavarësisht të gjithëçkaje tjetër duket sikur është në dorën e kundërshtarit. Rezultati i këtyre zgjedhjeve varet krejtësisht nga ne dhe nga puna jonë. Që do të thotë, që me një përkushtim maksimal me dhe një angazhimi total të burimeve njerëzore, të strukturave, të influencuesve tanë, simpatizantëve, të gjithë grupeve, pa pikë diskutimi 25 prilli është dita e fitores tonë”, ka thënë Basha. /PanoramA/