Në këtë ditë të shenjtë për besimtarët e krishterë, të cilët kremtojnë sot Pashkët, ka ardhur dhe një urim shprese nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, teksa vendi po përballet me virusin.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ministrja thekson se në këtë ditë simbol të triumfit të jetës mbi vde kjen, mendimet shkojnë për ata që sakrifikojnë e sakrifikohen në spitalet tona, në këto ditë të vështira në përballjen me korona virusin. Mes të tjerash ministrja ka postuar edhe një foto prekëse nga spitali CO VID 2 ku një prej pacientëve të shtruar mban në vezë pashke.
MESAZHI I MANASTIRLIUT
Siç thotë Papa Françesku: “Fjala e fundit nuk do t’i mbetet as errësirës dhe as vde kjes”.
Në këtë ditë simbol të triumfit të jetës mbi vde kjen, mendimet tona shkojnë për ata që sakrifikojnë e sakrifikohen në spitalet tona, në këto ditë të vështira në përballjen me #Covid19??
Ky gjest domethënës në spitalin #Covid2 “Shefqet Ndroqi” na jep shpresë dhe forcë, se do t’ja dalim #bashkë që jeta të triumfojë kudo dhe kurdoherë??