Pas lirimit të hapësirës publike, ndërhyrja e radhës që Bashkia e Shkodrës ndërmori në rrugën muzeale “Kolë Idromeno” ishte vendosja e pemëve dekorative.
Shtimi i hapësirave të gjelbërta , përmirësimi i shërbimeve dhe realizimi i projekteve të reja do të jenë prioritet i punës së përditshme në territor.
Ftojmë qytetarët dhe biznesin të kontribuojnë në mirëmbajtjen dhe ruajtjen e çdo investimi që kryhet në qytet dhe njësitë administrative, pasi ato vijne drejtëpërdrejtë nga taksat e tyre.
Një Shkodër që ndryshon dhe zhvillohet çdo ditë, është misioni i punës tonë! /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Bashkisë Shkodër/