Në zgjedhjet për deputet të 25 prill 2021, Benet Beci, asokohe kandidat, prezantoi një nga pasionet e tij: Motorçikletën! Familjarët e të njohurit e dinin këtë pasion, ndërsa shkodranët e mësuan përmes fotove të publikuara, ku Beci shfaqej me miqtë e tij.
Pavarësisht ngarkesës së fushatës, ashtu siç ndodh me çdo pasion prej të cilit nuk shkëputesh asnjëherë, edhe sivjet kur garon për kryetar i Bashkisë Shkodër, Beci vijon të ngasë motorin.
Ka zgjedhur orët e para të mëngjesit për të uruar nga Velipoja përmes një postimi në rrjetet e veta sociale. “Mirëmëngjes nga Pulaj, Velipojë!”, shkruan Benet Beci në publikimin e tij.
Me gjasë, pas kësaj pauze të shkurtër, Benet Beci do të vijojl takimet e tij, duke treguar idetë e projektet për Shkodrën e shkodranët, të cilëve u kërkon votën për qeverisjen vendore me 14 maj 2023.