Figura të njohura të showbizit shqiptar u bënë bashkë në ceremoninë martesore të çiftit të njohur Elgit Doda dhe partneres së tij Klea Huta. Përveç se kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, ata festuan edhe ditëlindjen e të voglit të tyre, Krid.
Mirëpo të ftuar special ishin një ndër çiftet më të reja të showbizit shqiptar, Luiz Ejlli dhe bashkëshortja e tij Kiara Tito.
Luizi kishte veshur një kostum në ngjyrë gri dhe këmishë të bardhë, duke u përshtatur kështu me ambjentin ku po zhvillohej dasma, në bregdet. Ndërsa moderatorja si çdo herë tjetër nuk na ka zhgënjyer me veshjen e saj, ku kishte zgjedhur një fustan të shkurtër ngjyrë portokalli me shkëlqim.
Kiara kishte vendosur që të vishte një fustan ngjyrë bezhë, në të cilin ajo dukej e mrekullueshme.
Kujtojmë që Kiara dhe Luizi u njohën brenda shtëpisë së BBVIP, ku aty nisën dhe historinë e tyre të dashurisë, teksa këtë lidhje ata e kurorëzuan me martesë në natën finale të këtij spektakli ku këngëtari shkodran u shpall fitues.