Sot është një ditë e veçantë për Familjen Mbretërore Shqiptare. Princesha Geraldinë, feston 3- vjetorin e lindjes. Princ Leka II, trashëgimtar i fronit dhe kreu i Familjes Mbretërore Shqiptare, ka përcjellë urimet e tij përmes një publikimi në rrjetet sociale.
“Gëzuar ditelindjen vajza ime! U realizofshin të gjitha dëshirat tuaja, mezi pres të shoh se çfarë aventura emocionuese do të na sjellë viti i ardhshëm… edhe 100, nga një baba krenar në vajzën e tij lozonjare, me shumë dashuri”, shkruan Princ Leka II.
Vogëlushja Geraldinë, trashëgon emrin e ish- Mretëreshës së Shqipërisë, është frut i dashurisë dhe martesës së Princ Leka II me Princeshën Elia Zaharia.
ShkodraWeb i uron jetë të gjatë e të lumtur Princeshës Geraldinë, e rrethuar gjithmonë nga prindërit dhe të afërmit e saj.