Thomas Brdariç, trajneri gjerman i Vllaznisë, feston sot ditëlindjen. I lindur me 23 janar 1975, Brdariç i gëzohet ditëlindjes së 46- të, i rrethuar nga drejtuesit e KF Vllaznia sh.a.
Në fakt, ka qenë Blendi Dibra ai që ka zbuluar “sekretin” e kësaj dite për gjermanin ndoshta më të famshëm e të dashur në Shkodër, përmes publikimit të një foto dhe pak fjalëve:
“Të gjithë së bashku i urojm trainerit tonë Thomas Brdaric Gëzuar Ditlindjen/ Alles Gute zum Geburstag”, shkruan Dibra në urimin e tij publik. Në foto shfaqen drejtuesit e KF Vllaznia dhe Brdariç. /ShkodraWeb Media/