Sot në familjen e Agron Llakajt është ditë feste. Nipi i tij, Teos mbush 6-vjeç. Kur dhimbja për humbjen e bashkëshortes është ende e freskët në familjen e tyre, vetëm një arstist si Agron Llakaj mund të bëntë një urim kaq special e të ndjerë.
Përmes kujtimit të Kostandinës, aktori feston për nipin e tij.
“Teos dashuria sot 6 vjeç! E para ditëlindje pa nëna Kostandinën birush i ëmbël. Por nga lart ajo na dërgon veç urime dhe bekime për ty diell. Edhe 100 dashuri”, ka shkruar aktori krah një video të 5 viteve më parë.