Një aksident fatal në dalje të tunelit të Krrabës në Elbasan, i mori jetën dy vajzave të reja nga Shkodra mbrëmjen e të dielës. Ndërsa Denisa Dibra dhe Nervida Garunja luftojnë për jetën në spitalin e Traumës, familjarët vajtojnë humbjen e Lusinda Garunjës dhe Gjeneta Qallias.
Tezja e Lusinda Garunjës ka bërë një postim mjaft prekës për mbesën që një ditë më parë festonte ditëlindjen dhe sot shkoi në botën tjetër.
“Ylli tezes dje ta uroj tezja ditelindjen ;sot ja ke coptuar zemren tezes ;ylli tezes do te mbetesh gjithmon ne zemren time ;sot shkove ne boten tjeter o engjell i bukur qofsh lule ne xhehnet ????????”, shkruan Suzana Plajevic.