Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka takar pasditen e sotme Fisartin, komentuesin që e quajti “kineze” në një koment në “Instagram”. Ambasadorja e SHBA ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shihet me djalin nga Tropoja.
Kim ka treguar copëza të bisedave me Fisartin, nga i cili ka dëgjuar mbi komunizmin, si dhe kanë ndarë mendime të përbashkëta për nevojën e barazisë para ligjit dhe sfidat e tjera me të cilat përballen shqiptarët.
“Javën e kaluar Fisarti bëri një koment për “miqësinë shqiptaro-kineze” që më çuditi. Kështu e ftova për kafe. Ai pranoi. Sot u ulëm jashtë, në diell, pimë kafe dhe biseduam për komentin, por edhe për shumë gjera të tjera. Ne diskutuam për origjinën dhe se si kjo na ka formuar (Fisarti është nga Tropoja, një vend që unë kam rënë në dashuri kur e kam vizituat muajin e kaluar, ndërsa unë vij nga një mal i Koresë, por jam rritur në një ishull tropikal).
Unë mësova pak më shumë për të shkuarën e shqiptarëve dhe u çudita kur Fisarti më tregoi se si Enver Hoxha kontrollonte gjithçka, financat, fenë, punët, por ai nuk mund të kontrollonte shpirtin njerëzor. Ne gjithashtu diskutuam për sfidat me të cilat përballen shqiptarët dhe ramë dakord që ligji dhe barazia përballë ligjit është i rëndësishëm që të gjithë shqiptarët jo vetë elita të ketë një punë, të kujdeset për familjet dhe të kontribuojnë plotësisht në të ardhmen e shtetit” , shkruan Kim në “Intsagram”.