Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, deputetja e Shkodrës Edona Bilali këtë të mërkurë është bekuar me ardhjen në jetë të djalit.
Lajmin e ka publikuar vetë Bilali përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka zbuluar emrin e bebit.
”Sot bota mori një dimension tjetër. Eden na e plotësoi familjen. Faleminderit të gjithëve për urimet”, shkruan Bilali.
ShkodraWeb i uron jetë të gjatë Edenit dhe shendet të plotë bashkëqytetares Edona Bilali.