Shkruan në Facebook deputeti i Shkodrës Benet Beci: Është privilegj me bisedu me një Zotni si Nard Bushati, drejtues i institucioneve të kulturës e nxitës i talenteve të reja për dhjetra vjet në Shkodër. Takimi me të është i mbushur me çaste humori e trishtimi, me kujtime e me këshilla..si vetë jeta.
Kur e kam përballë dhe e dëgjoj si flet, më duket si me pa tërë atë ça na bën krenar me Shkodrën, të personifikuar në një njeri.
Ky burrë mendalok që ia ka dediku tërë jetën artit , kulturës e talenteve shkodranë, është në fakt një pasuri, një monument njerëzor i kulturës. E ashtu si plot ” monumente ” të tjerë, na duhet me jua heqë pak ” pluhurin e harresës”, duhet me iu gjetë afër e me i ndihmu në vjeshtën e jetës së tyre.
Ne duhet me mësu ende nga ata, e me ua tregu të rinjve , se veç kështu mundemi me u bë më të mirë e me e dashtë edhe më fort këtë qytet, që larg tribunave, por në rrugica ” fsheh” pasuritë e tij më të mëdha!