Kazerma ushtarake qendrore e qytetit të Shkodrës, siç shihet në këtë foto, ku sheshi para saj ishte i mbushur me bateri topash, u ndërtua në vitin 1902 me iniciativën e valiut të qytetit dhe funksionoi si e tillë deri në kthimin e saj në gjimnazin publik të Shkodrës që u hap me vendim të Këshillit të Ministrave më 11 gusht 1922.
Drejtori i parë i gjimnazit ishte Dr. Xhevat Korça, një figurë e njohur e arsimit në atë periudhë.
Për vlerat historike, kjo vatër kulture dhe arsimimi, me të cilën lidhen si arsimdhënes por dhe nxënes shumë personalitete dhe figura të shquara të qytetit por dhe jo vetëm.
Godina e Gjimnazit, mban statusin Monument Kulture, Kategoria ll, që nga viti 2006. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të DRTK Shkodër/