Në foto salla e gjyqit në procesin e të pestëve, zhvilluar në Tiranës më 15 gusht deri më 7 shtator 1994 (selia e vjetër e gjykatës në rrugën e Durrësit). Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr.682, datë 7.9.1994, i deklaroi fajtorë për akuzat e tradhtisë ndaj atdheut, spiunazhit dhe armëmbajtjes pa leje dhe u dha dënime nga 6-8 vjet heqje lirie.
Ata që u dënuan ishin: Theodhori Bezhani (kryetar i organizatës “Omonia”), Vangjel Papakristo (sekretar i përgjithshëm i organizatës në fjalë), Panajot Marto, Kosta Qirjako dhe Irakli Sirmo. Të gjithë ishin arrestuar më 21.4.1994.
Irakli Sirmo kish qenë i dënuar nga regjimi komunist, duke vuajtur heqjen e lirisë në vitin 1964-1981, madje ishte një nga të arrestuarit e revoltës së Spaçit në vitin 1973, por nuk ishte ridënuar. Sirmo u lirua me dekret të Presidetit të Republikës, ndërsa të tjerët u liruan nga Gjykata e Kasacionit. Nga të pestët, Bezhani vdiq aksidentalisht më 5.8.2015, ndërsa Marto më 10.10.2023. Jetojnë tre të tjerët. /Nga Kastriot DERVISHI, publikuar në Facebook/