Këngëtarja e mirënjohur Greta Koçi ka përjetuar ditën më të bukur të jetës, siç edhe thotë edhe vetë. Ajo është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e gëzueshëm e ka bërë të ditur vetë në rrjetet sociale, duke publikuar edhe foton e parë të dorës së djalit që solli në jetë.
“Sot u bekova me nje djale. Asnje sukses dhe arritje ne jeten time nuk u krahasoka me kete moment. Eshte dita me e bukur e jetes sime! Faleminderit Zotit dhe te gjithe ekipit mjekesor ne Amsterdam, me ne krye Dr. Bert Wibbens.”, shkruan Greta në publikimin e saj në rrjete sociale.
Greta Koçi orej vitesh tashmë ka zgjedhur të jetojë jashtë Shqipërisë, ku ka ndërtuar familjen e saj, e cila sot u bekua me ardhjen e një djali. ShkodraWeb i uron jetë të gjatë e të lumtur bebit, bashkë me mami Gretën, babin e të gjithë familjet.