Armando Broja ka realizuar dy gola rradhazi si titullar me fanellën e Sauthemptonit, teksa po kalon dhe një moment fantastik në karrierën e tij.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka shprehur lumturinë e tij për këtë gol dhe për mbështejen e të gjithëve, por i zhgënjyer që ekipi i tij nga “St. Mary” nuk mori tre pikët:
“I zhgënjyer që nuk morëm dot tre pikët, por i lumtur që ndihmova skuadrën time me golin. Falëminderit të gjithëve për mbështetjen”, shkroi Broja.
Me fanellën e Sauthemptonit, Armando Broja është aktivizuar gjithsej në Premier Ligë në 6 ndeshje nga ku ka realizuar 2 gola.