Këtë të shtunë, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ndodhet në territorin e Bashkisë së Shkodrës. Fillimisht, ai ka publikuar në rrjetet e tij sociale një foto gjatë një takimi me të rinj, shkruan ShkodraWeb.
Në vijim, ai është shfaqur në rrugët e qytetit të Shkodrës, i shoqëruar nga të rinj duke pozuar edhe në Pedonalen e qytetit. Në një postim me foto në Facebook, Meta duket para bashkisë Shkodër, duke pozuar edhe me kryebashkiakun Bardh Spahia.
“Shkodra e paduruar për të votuar Koalicionin! Bashkë Fitojmë!”, shkruan kryetari i Partia e Lirisë Ilir Meta në publikimin e tij në rrjetet e veta sociale.
Takimet e Metës në Shkodër por edhe në qytete të tjera, janë në kuadër të fushatës elektorale të 14 maj 2023, ku PL është në koalicion me PD- në e Berihës, për të cilën në Shkodër kandidon për herë të dytë Bardh Spahia.