Pavarësisht dimrit të acartë dhe kushteve atmosferike të pazakonta të temperaturave deri në -10 °C në zonën e Shllakut, infermjerja Drane Nika sfidon kushtet e vështira të motit duke udhëtuar me orë të tëra nepër dëborë për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të Shllakut, kryesisht dy fshatrave Palaj dhe Gegaj të Njësisë Administrative Shllak.
Shpesh herë Drane Nika përveç udhëtimit të largët punon edhe me orare të tejzgjatura edhe jashtë orareve të punës duke kryer vizita të ndryshme mjeksore të familjeve në nevojë të zonës së Shllakut. /Nga Mark GJEKA, publikuar në Facebook tek faqja “Krahina e Shllakut”/