Herë pas here mediat por edhe qytetarë të zakonshëm, kanë konstatuar gabime deri në gafa në tekstet shkollore në sistemin arsimor në Shqipëri. Shumë gabime janë nga shpejtësia apo mungesa e kontrollit vertikal të teksteve, të tjerat janë në nivelin e gafave. Një prej tyre ka evidentuar sot Erion Braçe, ish- zëvendëskryeministër.
Në një tekst që tregon për fshatrat shqiptarë që janë bërë pjesë e bashkive pas reformës territoriale të 2015- ës, si foto ilustruese nuk është përzgjedhur një fshat. Në fakt, është përzgjedhur një nga ato që konsiderohen “lagje të pasanikëve” shqiptarë apo zona rezidenciale. Në një koment në Facebook, deputeti socialist Braçe përpiqet t’ ua sqarojë 10 vjeçarëve, aq sa është mosha e atyre që duhet të “edukohen” nga ky tekst shkollor.
PUBLIKIMI I ERION BRAÇE NË FACEBOOK
I DASHUR 10 VJECAR!
Edhe pse i vogel, ti e ju duhet te mesoheni me TE VERTETEN! Ky ne foto, ne librin tend te historise, NUK ESHTE FSHAT, fshati i zakonshem e ne llojin e tij ne shumicen e Shqiperise!
Ne foto eshte nje REZIDENCE ME VILA PER FAMILJE TE PASURA, ndertuar nga nje njeri i pasur e me pushtet, por asfare ai fshati qe tani “eshte bere pjese e bashkive”.
Pra, per ty qe jeton ne fshat, ky nuk eshte fshati yt, ai ku ti jeton cdo dite. Fshati eshte i lire, pa mur te larte e te forte qe e rrethon cep e me cep;
Fshati nuk ka frike, roje, kamera vezhguese, makina Bentley, Mercedez G, Maybach, Maserati, Porche, Rover etj; Fshati ka traktore, zetore, autokombajna, karroca.
Fshatin e zakonshem e ruan bashkejetesa, prej saj askush ne fshat nuk vjedh komshiun, as ne pune e as ne lagje; Fshati ka qene qe e mbrojne cdo dite nga ata qe se njohin fshatin!
Fshati nuk i ka te gjitha rruget me asfalt, madje ka fshatra ku “rruga automobilistike”eshte e veshtire, e pa asfaltuar dhe kalohet nga makina te renda ose karroca; eshte genjeshter ajo qe thuhet ne liber.
Pooo, fshati eshte i bukur, i gjelber, me pyll shpesh, ajer te paster, me shume kafshe, lope, dele, qingja, pula, zogj, kuaj, gomere, ndodh edhe me dhelpra, cakej prej verteti;
Por fshati eshte me i bukur prej njerezve qe punojne, punojne fort ne shi, bore e diell, ne dimer e ne vere, prodhojne ushqim per gjithe vendin, te paster e te shendetshem.
Tani, ky qe sheh ne liber, eshte dicka aty ne ane apo poshte fshatit tend, nuk eshte fshati yt; Aty jetojne njerez por nuk je ti, as prinderit e tu, as komshinjte e tu ne fshat.
Ata qe jetojne aty jane njerez qe as e njohin e as e dine ceshte fshati; nje pjese e tyre kane shkaterruar qytetin dhe tani duan fshatin. Plot prej tyre jane te pasur, jo prej punes, nderit e dinjitetit, por prej abuzimit me detyren qe kane patur apo kane, prej korrupsionit e prej krimit; i njeh gjithe Tirana keta.
Po ka aty edhe njerez te ndershem, te cilet nuk i njeh kush sepse punojne shume, gjithcka e kane prej punes se ndershme, as prej favoreve nga cilido pushtet, as prej shkeljes se ligjit e fshehjes se parave shtetit.
Ndaj gezoju fshatit tend, fshatit prej verteti!