Pak minuta para nisjes së protestës, zbulohen detaje të reja nga skenari i opozitës. Raportohet se 300 anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike do të mbajnë në krahë një shirit të bardhë në shenjë paqeje.
Ata do të pozicionohen pra kordonit të policisë për të evituar përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë. Kjo nuk është hera e parë që të rinjtë e FRPD apo protestuesit ndërmarrin një veprim të tillë.
Edhe në protestën e 21 shkurtit, protestues dhe mbështetës të opozitës janë rreshtuar kordon para efektivëve të policisë duke mbajtur në krah një shirit të bardhë në shenjë paqeje.